Ervin Salianji falenderon demokratët shkodranë: Koha e këtij pushteti ka mbaruar, PD duhet të reformohet

Ervin Salianji thotë se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’.

Teksa publikoi një album me foto nga Shkodra, Salianji tha se ‘një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij përbën rrezikun më të madh për demokracinë’, ndërsa pushteti aktual është i konsumuar moralisht dhe pa përgjegjësi.

“Takimet tona nuk janë  thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji.

Lajme të tjera |  Artan Fuga-Taulant Ballës: Kujdes se do të të ngulin ndonjë bisht çadre që të mos dish ku të vesh

Postimi i Salianjit

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër

Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!

Një  Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.

Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.

Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!

Lajme të tjera |  Nuk është vetëm Prrenjasi që refuzon bashkimin me Librazhdin! Zbulohet lista e bashkive që po i thonë “jo” Reformës Territoriale

Takimet tona nuk janë  thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.

Koha e këtij pushteti ka mbaruar.

Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!

Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us