“Është e natyrshme që të ketë mosmarrëveshje”- Erdogan për vizitën në Greqi: Të gjejmë gjuhën e përbashkët si dy vende që ndajnë të njëjtin det

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka folur në mbledhjen e partisë së tij në Asamblenë e Madhe Kombëtare për vizitën e ardhshme në Greqi, të planifikuar më 7 dhjetor.

Gjatë fjalës, Erdogan u shoreh se është e natyshme të ketë mosmarrëveshje mes vendeve, por sipas tij, “gjëja kryesore është vullneti për t’i zgjidhur ato para se të kthehen në rrugë pa krye”.

Ai theksoi se fakti që kanë mosmarrëveshje, kjo s’do të thotë që nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët si dy vende që ndajnë të njëjtën klimë dhe të njëjtin det.

“Ne vazhdojmë të zbatojmë politikën tonë të rritjes së miqve dhe pakësimit të armiqve tanë. Ne nuk e shohim diplomacinë si një lojë me shumën zero. Është e natyrshme që të ketë mosmarrëveshje mes vendeve. Gjëja kryesore është vullneti për t’i zgjidhur ato para se të kthehen në rrugë pa krye. 

Kjo është qasja jonë për vizitën që planifikojmë të bëjmë në Greqi më 7 dhjetor. Kemi pasur mosmarrëveshje dje dhe do të vazhdojmë t’i kemi edhe sot. Ky fakt nuk do të thotë se nuk mund të gjejmë gjuhën e përbashkët si dy vende që ndajnë të njëjtën klimë dhe të njëjtin det. Ka shumë çështje në të cilat ne mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Shpresoj që udhëtimi ynë të çojë në hapjen e një faqeje të re për vendet tona”, tha presidenti turk.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Gjithashtu Erdogan sulmoi Netanyahun, duke e quajtur atë “kasapësi i Gazës”. Ai theksoi se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj 2 mililon njerëzve duke i ndërprerë ushqimin, ujin dhe energjinë elektrike, si edhe duke kryer të gjitha llojet e mizorive.

“Izraelitët kryen gjenocid kundër 2 milionë njerëzve, duke ua ndërprerë ushqimin, energjinë elektrike dhe ujin dhe i lanë në burgje të hapura. Ata shkatërruan Gazën. Ata kryen të gjitha llojet e mizorive. 16 mijë nga vëllezërit dhe motrat tona, mbi 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmin izraelit. Më shumë se 35 mijë vëllezërit tanë u plagosën. Dy të tretat e ndërtesave në Gaza u shkatërruan. Infrastruktura arsimore dhe shëndetësore u shemb. Netanyahu e ka shkruar tashmë emrin e tij në histori si kasap i Gazës”, tha presidenti turk.

Lajme të tjera |  Lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

Ndërsa shtoi: “Kjo njollë e zezë u ka mbetur edhe atyre që mbështetën Netanyahun. Kjo njollë e turpshme nuk do të fshihet nga historia. Nuk do të harrojmë anestezinë e vendeve perëndimore, përveç një ose dy. 

Ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për t’i mbajtur ata përgjegjës. Izraeli do të mbahet përgjegjës përpara ligjit. Ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë nga Gaza me të gjitha mjetet tona.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us