Falja e taksave për 10 vite hap debat tek “Ekonomia”, Braçe-Klosit: Favor fiskal! Tabaku: Dhuratë oligarkëve

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është zhvilluar me debate mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi. Në mbledhje po diskutohet projektligji i depozituar i Klosit, ku kërkohet që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë 10 vjeçare.

Braçe ka kërkuar transparencë dhe informacion në lidhje me këtë projektligj, duke vënë në dukje se ky është një favor fiskal që duhet të shpallet hapur dhe të kuptohet se cilëve subjekte po u jepet ky privilegj. Klosi nga ana tjetër ka theksuar se ky është një model që po ndjekin edhe shtetet e tjera të rajonit dhe ka shpjeguar se ky favor fiskal është një mënyrë për të stimuluar investimet në këtë sektor.

Debati:

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion?

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Le ta rrotullojmë si të duam, ky është favor fiskal dhe sa herë ka favor fiskal ka nevojë për transparencë, as duhet të shqetësohet kush as ta keqpërdorë kush që ka nevojë për transparencë, këto hotelet nuk kanë marrë favor fiskal, duhej thënë se ishte komplet opinion tjetër pikërisht për këtë gjë, duket hapur që favori fiskal që u bëmë herët se në 2029, e keni bërë juve, edhe para jush edhe pra nesh që e bëri më herët këtë gjë, favori po shkonte për këto që në fakt nuk e kanë përfituar, transparenca është që të gjithë të kuptojmë se kujt po i bëhet favori fiskal. Sektori i turizmit nuk është i mbyllur, por I lidhur me të gjitha sektoret.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi propozimin e socialistëve në Komisionin e Ekonomisë për faljen 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja që investojnë në turizëm. Tabaku e ka quajtur këtë nismë një dhuratë për oligarkët e turizmit, që lë pas dore shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe bizneset e vogla. Duke e quajtur të turpshme axhendën legjislative të mazhorancës, Tabaku kritikoi faktin që sesioni parlamentar i vitit të ri nisi me ligje që favorizojnë bizneset e mëdha dhe të huaja.

Lajme të tjera |  Protestat për Zvërnecin/ Rama: Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt

Tabaku: Kur miratuam buxhetin në dhjetor, qeveria premtoi se nuk do të kishte ndryshime fiskale, as përjashtime, as privilegje. Por, vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve. Si mund të justifikoni që hotelet e mëdha të huaja përjashtohen nga taksat, ndërsa strukturat akomoduese shqiptare në vijën bregdetare, që punësojnë qindra njerëz, paguajnë gjithçka. Sa janë të punësuarit në hotele që nuk përfitojnë këto privilegje? Po 300,000 fermerët që punojnë çdo ditë pa asnjë përjashtim fiskal, çfarë mbështetje kanë marrë? Si mund të mbyllim sytë ndaj kësaj pabarazie? Në vend që të sillnim një ligj që prek shumicën e qytetarëve, qeveria nis vitin me privilegje për 10-11 hotele të mëdha. Kjo është dhurata më e keqe që mund t’i bëhet sistemit tonë fiskal dhe barazisë ekonomike. Faljet e taksave dhe politika preferenciale kanë krijuar një pabarazi të thellë. Hotelet shqiptare paguajnë taksa, ndërsa të huajat përjashtohen. Çfarë mesazhi po i jepni investitorëve vendas?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka propozuar një projektligj, i cili shtyn afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje. Sipas ligjit ekzistues, të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitonin statusin special brenda datës 31 dhjetor 2024, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us