Fansat shpërthyen në kritika! Adeyemi mbron të dashurën shqiptare: Loredana nuk ka faj

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi ka marrë kritika të shmta gjatë kohëve të fundit, për formën e tij tek skuadra gjermane. Një sërë kritikash ka marrë edhe e dashura e tij, shqiptarja Loredana Zefi. Loredana akuzohet nga fansat se është fajtore për formën jo të mirë të lojtarit.

Në lidhje me këto akuza, ka reaguar sulmuesi i Borussia Dortmund. Ai ka mbrojtur të dashurën e tij shqiptare Loredanën.

“Nëse fansat kanë kritika, të më kritikojnë mua dhe jo atë. Loredana është një njeri i veçantë në jetën time, por ajo nuk ka lidhje me formën time, nëse është e mirë apo e keqe. E vërteta është se pjesa e parë e sezonit nuk shkoi dhe aq mirë, por besoj se do të punoj më shumë dhe do të kem rezultate akoma më të mira”, deklaroi Adeyemi.

Sulmuesi Karim Adeyemi ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e Dortmund në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar vetëm 2 gola. Dortmund është shumë larg garës për titullin kampion, ndërsa aktualisht është në vendin e 5 në Bundesliga./GOAL – 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us