FIFA i bën “gropën” Anglisë me arbitrin, Argjentina merr tjetër “asist”

FIFA ka përcaktuar arbitrin e gjysmëfinales Angli – Argjentinë, Ismail Elfath. 44-vjeçari ka lindur në Casablanca të Marokut, ndërsa ka debutuar prej vitit 2012.

Ai zotëron stemën e FIFA-s nga 2016, ndërsa finalja më e rëndësishme që ka arbitruar përkon me Kupën Interkontinentale, ku PSG-ja mposhti me penallti Flamengon.

Përsa i takon stilit të arbitrimit të Elfath, ai konsiderohet tej mase tolerant në ndërhyrje, madje edhe aty ku kalohet “vija e kuqe”. Ky detaj vjen si “asist” për Argjentinën, aty ku “Albiçelestët” e prezantuan “lirshëm” karshi Zvicrës në çerekfinale.

Vlen të përmendet se Messi me shokë, janë kritikuar masivisht në media dhe rrjetet sociale si të favorizuar nga FIFA me vendime të çuditshme përmes arbitrave.

Lajme të tjera |  TRONDITËSE/ FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri 37-vjeçar gjendet i vdekur në banesë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us