FOTO/ Penalltia e humbur i “kushton” shumë Kristjan Asllanit, mesfushori i Kombëtares “ndëshkohet” para syve të Berishës dhe Ramadanit

Lecce – Torino ishte ndeshja më spektakolare e mesditës së sotme. Takim ky që përfundoi 2-1 për vendasit dhe ishte i vlefshëm për javën e 13-të të Serie A.

Në këtë përballje protagonistë absolutë ishin mesfushorët e Kombëtares shqiptare. Medon Berisha dhe Ylber Ramadani luajtën kundër Kristjan Asllanit.

22-vjeçari shqiptar i Leçes arriti të asistonte 2 herë në golat e skuadrës së tij, ndërsa nga krahu tjetër Asllani humbi një penallti dhe i “hoqi” mundësinë Torinos në barazonte shifrat në fund.

Pas ndeshjes “Soffascore” ka vendosur edhe notat për secilin lojtar. Kështu nga shqiptarët notën më të lartë e ka marrë Medon Berisha, i cili është vlerësuar me 8.8. Madje ka notën më të lartë se të gjithë futbollistët e tjetër, duke qenë lojtari më i mirë.

Ndërkohë me 6.6 ëhstë vlerësuar Ylber Ramadani, teksa penalltia e humbur i ka “kushtuar” shumë Asllanit, i cili është vlerësuar me 6.2.

FOTO/ Penalltia e humbur i “kushton” shumë Kristjan Asllanit,

FOTO/ Penalltia e humbur i “kushton” shumë Kristjan Asllanit,

Lajme të tjera |  E bujshme! Dinamos i bllokojnë tre futbollistë për sfidën e Europës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us