Këtë të dielë Pashke, Athina ka marrë një pamje krejtësisht ndryshe, me rrugë pothuajse të boshatisura dhe një qetësi të pazakontë për ritmin e përditshëm të kryeqytetit grek.
Banorët kanë braktisur qytetin për të festuar pranë familjeve në zonat e tyre të origjinës, duke lënë pas një metropol që duket thuajse i panjohur.
Pamjet tregojnë akse rrugore kryesore që zakonisht janë të mbingarkuara me trafik, por që sot paraqiten pothuajse të zbrazëta.
Ndërkohë, në mungesë të banorëve vendas, turistët kanë “marrë në zotërim” qytetin, duke shfrytëzuar qetësinë për të vizituar më lirshëm monumentet dhe pikat historike të kryeqytetit grek.











