Egnatia ka mësuar kundërshtarin e saj të radhës në Nyon të Zvicrës, nëse ia del të fitojë edhe përballjen e raundit të dytë ndaj sllovenëve të NK Celjes.
Kështu, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do të ketë një tjetër duel “delikat” nëse kalohet edhe ky kundërshtar, për të vijuar rrugëtimin evropian në raundin e tretë.
Nga rezultati që prodhoi pikërisht ky short, kampionët e Shqipërisë do të kenë përballë një mes Ararat Armenias dhe Shamrock Rovers.





