FOTOLAJM/ Gvozdevovic përballë Dajës si Messi kundër Ronaldos, te Elbasani “shfrenojnë” fantazinë dhe bëjnë postimin EPIK pak orë para duelit me Dinamon

Dinamo – Elbasani është një nga duelet më interesant të ditës së sotme, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania”  në orën 19:00. Takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit dhe që merr vëmendje e tifozëve.

Kur jemi vetëm pak orë përpara këtij dueli, te Elbasani kanë “shfrenuar” fantazinë. Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale mjaft epik.

Në foto shihen Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja, të cilët janë të vendosur përballë njëri –tjetri, ndërsa luajnë një lojë shahu. Një postim të cilin kur e shikon të kujton menjëherë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, të cilët përpara disa vitesh u bënë bashkë nga kompania e njohur “Louis Vuitton”.

FOTOLAJM/ Gvozdevovic përballë Dajës si Messi kundër

Fotoja e Lionel Messit kunder Cristiano Ronaldos

Ndërkohë sa i takon sfidës, aktualisht Elbasani bashkëkryeson me Vllazninë pas 11 ndeshjes me nga 23 pikë, ndërsa Dinamo i ndjek me 5 pikë më pak në vendin e 4-të në klasifikim.

Lajme të tjera |  E PAPRECEDENTË/ Dinamos i ndodh e papritura në Slloveni, vendim drastik ndaj Ilir Dajës para ndeshjes evropiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us