FOTOLAJM/ Media e njohur ndërkombëtare bën “ligjin” në merkato, “transferon” Ernest Muçin te klubi i njohur gjerman (VEPRIMI)

Teksa është duke u zhvilluar në këto momente sfida miqësore mes Trabzonsporit dhe Eintracht Frankfurt, një ngatërresë e bërë nga media e njohur ndërkombëtare ka çuditur jo pak me Ernest Muçin, i aktivizuar në pjesën e dytë.

Fjala është për vendosjen e sulmuesit të Kombëtares, i cili është pozicionuar gabimisht tek stoli i klubit të njohur gjerman.

Duhet thënë se vetë pogradecari është në “lupën” e shumë skuadrave, mes të cilave dhe vetë Frankfurtin. Pavarësisht se kartoni iu ble nga Besiktas për shumën e 10 milionë eurove, ende nuk është e sigurt nëse Muçi do të mbetet pjesë e ekipit nga Trabzoni edhe për sezonin e ardhshëm.

FOTOLAJM/ Media e njohur ndërkombëtare bën “ligjin”

Në të majtë, stoli i Trabzonsporit dhe në të djathtë ai i Eintracht Frankfurt
Lajme të tjera |  Lëvizje e bujshme në merkato, Real Madrid arrin akordin me liderin e Manchester City-t

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us