Kalon për gjykim dosja ndaj Kreshnik Hajdarit, kryebashkiaku i Kuçovës kërkon gjykim të shkurtuar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon për falsifikim të formularëve.
Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.
Më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.