Fundjava “foli” kuqezi! Hoxha dhe Asani shkëlqejnë me dopietë, tundin rrjetën edhe Laçi, Shehu e Daku

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre.

Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë.

Dy gola shënoi edhe Jasir Asani për Esteghlal në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë. Fillimisht sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin në fundin e kohës së rregullt me një penallti, ndërsa në shtesë vulosi fitoren e ekipit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Konfirmohet nga eksperti i merkatos, klubi i Serie A i “vihet pas” Mario Mitajt

Qazim Laçi realizoi një eurogol nga goditja e dënimit me Rizespor ndaj Fenerbahce në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15, duke mposhtur portierin kundërshtar, Ederson.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Juljan Shehu, i cili realizoi për Widzew Łódź në kampionatin polak në sfidën ndaj Korona Kielce. Shehu shënoi në minutën e 49, megjithatë ekipi i tij u mund në këtë takim.

Te goli u rikthye edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rubin Kazan – Akhmat Grozny, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Daku shënoi në minutën e 75 dhe ky ishte goli i tij i nëntë në kampionat.

Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Swansea, duke qenë ndër më të mirët në fushë me një paraqitje shumë të mirë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Në Shqipëri e nisi si “bomber” golash, sulmuesi shkodran që ka luajtur me Kombëtaren përfundon në ligën e 5-të italiane

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Indrit Tuci.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us