Fundjavë perfekte për legjionarët, gjejnë rrugën e rrjetës

Fundi i vitit i gjeti sulmuesit e Kombëtares së Shqipërisë në formë të shkëlqyer.

Pjesa më e madhe e tyre arritën që të shënonin me skuadrat ku aktivizohen e duke ndihmuar në marrjen e rezultateve pozitive.

Sokol Cikalleshi arriti që të shënojë dy gola në suksesin e Konyaspor ndaj Kayserispor. Kavajasi realizoi saktë dy herë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.

33-vjeçari është shënuesi më i mirë i skuadrës me 8 gola dhe 2 asist në 15 ndeshjet që ka luajtur këtë edicion.

Taulant Seferi gjithashtu gjeti golin në ndeshjen mes Bani Yas dhe Kalba. Skuadra e sulmuesit nga Kumanova fitoi 2-1 dhe Seferi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në të 54-ën duke barazuar shifrat e duke i hapur udhën përmbysjes. Edhe 27-vjeçari është shënuesi më i mirë tek Bani Yas.

Lajme të tjera |  Mungesa e Gjimshitit jo alarmante, Sylvinho ka gati dyshen e "frikshme"

Golin arriti që të gjejë dhe Arbnor Muja. Sulmuesi nga Mitrovica realizoi golin e parë në barazimin 2-2 të Antëerp me Ëesterlo. Ky ishte goli i pestë në këtë edicion për Mujën.

Po kalon një moment të shkëlqyer dhe Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.

Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë. Me këtë gol, Manaj u kthye në goleadorin më të mirë të ekipit, duke parakaluar spanjollin Saiz.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us