Gatusso e përjashtoi nga skuadra, sulmuesit shqiptar i del emri te Persepolis

Leon Dajaku mund të bëhet lojtari më i ri i Persepolis në Iran. Ky lajm surprizë vjen pasi vetë sulmuesi është pa skuadër.

Për herë të fundit ishte pjesë e Hajduk Split. Trajneri Gatuzo e përjashtoi nga skuadra kroate, pas përplasjes që kishin bashkë.

Dajaku mori minuta në 10 ndeshje të Hajduk Split, që ndodhet tashmë 2 pikë larg Rijekës kryesuese. Vetëm 3 prej tyre i nisi si titullar.

23-vjeçari numëron paraqitje dhe me Gjermaninë U-20, ndërsa ka luajtur më parë në Gjermani, Angli dhe Zvicër.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us