Gazeta greke: Rama zgjodhi kundërshtarin e gabuar për të treguar forcën

Tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Dera e Bashkimit Europian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës, ka paralajmëruar Athina zyrtare në Bruksel”, kështu e nis artikullin gazeta Protothema artikullin e saj referuar debateve për integrimin e Shqipërisë. Sipas media greke, “Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi ‘kundërshtarin’ e gabuar për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri”.

Protothema në artikullin e saj shkruan se “Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të ‘pavarur’ shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse ‘bie i gjithë Këshilli Europian’.” Ndërsa shton se gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie.

Lajme të tjera |  "PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend: Si gurë varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar

“Ndërkohë pritet vijimi i gjyqit simulues për skemën e pretenduar të blerjes së votës”, shkruan Protothema.

Në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, megjithë qëndrimin e ftohtë të evropianëve, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, raporton gazeta greke. Në Samitin e BE, që zhvillohet në data 14 dhe 15 dhjetor nuk pritet që të ketë një diskutim të gjerë për zgjerimin përtej vendeve të reja kandidate të Ukrainës, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës.

“Nga pala greke, nëse nevojitet dhe provokohet një diskutim, do të theksohet qëndrimi i prerë për të bllokuar Shqipërinë. Edi Rama, i inkurajuar nga qëndrimi i evropianëve që e konsiderojnë çështjen e Belerit si një çështje dypalëshe, beson se Greqia do të përkulet ndaj presionit të partnerëve të saj dhe po investon në një përballjeje ku ai mban ‘çelësin’.

Lajme të tjera |  Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë Tiranë si biznes

Megjithatë, për Athinën, tani çështja Beleri, pasi qeveria zgjodhi të përfshihej aktivisht, është një çështje që ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, por edhe me besueshmërinë dhe prestigjin e tij në rajonin e Ballkanit. Dhe kjo është arsyeja pse bllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë është një rrugë me një kalim”, përfundon media greke.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us