Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Opozitës, një orë më vonë zhvillohet Komisioni i Reformës Zgjedhore! Çfarë pritet të ndodhë

Gazmend Bardhi do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD-së. Me anë të një mesazhi, Bardhi ka  njoftuar të gjithë deputetet se mbledhja do të bëhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“E premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Ndërkohë një orë më vonë, në 11:00 po në Kryesinë e Kuvendit është njoftuar mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Nuk dihet nëse deputetët e PD së Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gazment Bardhin do të pengojnë zhvillimet e këtij komisionit, por nisur nga zhvillimet e fundit, nuk përjashtohet edhe skenari i bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që opozita prej tetorit të vitit të kaluar është në aksion dhe nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us