Gërvalla: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla priti në takim një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili po qëndron në një vizitë në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo me këtë rast njoftoi delegacionin nga AP e Këshillit të Evropës për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin e shënuar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve pakicë, progres ky i vlerësuar lart edhe nga organizatat e pavarura ndërkombëtare.

Gërvalla theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë dhe të shpejtë të Kosovës në organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, me të cilën ndan vlera të përbashkëta.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Duke shprehur vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar në fazat vijuese të anëtarësimit, Gërvalla nënvizoi edhe përfitimin e drejtpërdrejtë që qytetarët e Kosovës do të gëzonin nga mekanizmat mbrojtës të kësaj organizate, me theks të veçantë qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi i ministres Gërvalla me delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është njëri nga takimet e shumta që ajo ka zhvilluar si përpjekje për të rritur përkrahjen e plotë dhe të palëkundur deri tek anëtarësimi përfundimtar në këtë organizatë.

Vizita fakt-mbledhëse e raportueseve nga dy komitetet përkatëse të AP të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe Béatrice Fresko-Rolfo, pason atë të Dora Bakoyannis në fillim të nëntorit, si raportuese kryesore për përgatitjen e opinionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Pas votimit të opinionit të Bakoyannis në njërën nga sesionet plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave vendos se kur të ftojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us