Mes ironisë, avokati i Fredi Belerit, pas vendimit të GJKKO e cila shtyhu seancën më 14 dhjetor, ka pohuar se janë pretekste nga ana e togave të zeza.
Edmond Demo në një prononcim për mediat tha se ndoshta gjykata pret që të vdesë Beleri apo të vdesin ata vetë.
Ndërsa u pyet nëse do të ketë mundësi që të jepet një leje që Beleri të betohet online me zoom, ai në linjën e ironisë tha se të bëhet ‘si te Lana, me notere’.