Gjykata çon në shtëpi biznesmenin e pallatit që futi në burg Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën nsaj biznesmenit Fiqiri Faruku, ndërtues i një pallati 11-katësh në qytetin e Durrësit.

Faruku do të qëndrojë në “arrest në shtëpi” sipas masës së re nga GJKKO, me kusht që të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Ai është ndërtuesi i pallatit “Tod Trungu”, 11-kate në qytetin e Durrësit, që dyshohet se është ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit.

Dëmi që pallati pësoi në vitin 2019 gjatë tërmetit, bënë që SPAk të niste hetimet duke zbuluar shkeljet, që çuan pas hekurave ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Ata që e rritën, u ngutën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us