Goli i mrekullueshëm ndaj Koniasportit, tifozët e Trabzonsporit e vizatojnë Ernest Muçin si robot

Goli i mrekullueshëm i Ernest Muçit ndaj Koniasporti mbrëmjen e djeshme është momenti më i diskutueshëm edhe sot, për nga mënyra realizimit.

Një gol që thyen ligjet fizikës për nga këndi i realizimit dhe trajektorja që mori topi deri në finalizimin në rrjetë. Edhe pse i aktivizuar jo rregullisht në momentin e parë të transferimit nga Beshiktashi tek Trabzonspori, Muçi dalngadalë po rifiton terren në ekipin e ri, ndërkohë që shumë shpejt ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonit. Kështu pas përfundimit të ndeshjes së mbërmjes së djeshme, në rrjetet sociale, njëra prej tyre e tifozëve të ekipit të futbollistit shqiptar, ka analizuar grafikisht edhe me humor, strukturën e futbollistit të kombëtares shqiptare.

Duke e zëvnedësuar syrin me një sensor optik perfekt, strukturën kockore me metal, si për të konfirmuar ftohtësinë e tij, zemra, një mekanizëm ingranazhesh perfekte dhe trurin ja kanë lënë njerëzor si mishërim i perfeksionit.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Humbi vendin e titullarit te Tirana, portieri përgatit kalimin e bujshëm në Turqi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us