E KRYER/ Humbi vendin e titullarit te Tirana, portieri përgatit kalimin e bujshëm në Turqi

Angelo Tafas do të jetë futbollisti më i ri i Boluspor. Portieri 26-vjeçar që e mbylli së fundmi me Tiranën në Superiore, ka vendosur që të nisë një aventurë të re në Ligën e Parë turke.

Mediat turke e bëjnë të kryer këtë transferim, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Pas një karrierë të zhvilluar në Greqi, Kosovë dhe Shqipëri, kjo është hera e parë për 26-vjeçarin që do të luajë në Turqi.

Kujtojmë se karrierën e tij, Tafas e ka nisur te AEK Athinë. Ndërsa më vonë është aktivizuar për ekipe si Loutraki, APO Keratsini, Ionikos Nikea, Kukësi, Gjilani, Teuta dhe së fundmi Tirana.

Lajme të tjera |  Rrogozhinasit kërkojnë të përmbysin parashikimet, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Egnatia-Celje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us