Një grua shqiptare, 37 vjeçe, ka ndërruar jetë gjatë vdekjes në Preshevë. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, më 17 prill. Vdekja e 37-vjeçares shqiptare M.A. nuk është raportuar në polici apo në prokurori nga mjekët, ndaj hetimet kanë nisur pas denoncimeve të familjarëve në statuse në rrjetet sociale.
“Pas hetimeve, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar që të zhvillohet në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish”, thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike, Danijela Trajkoviç.
Bebja nga ana tjetër ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të merret vendimi për kujdestarinë e tij.