SPAK dhe BKH kanë vijuar gjatë natës kontrollet në ‘Delta Pharma’ dhe rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”, pas dyshimeve se janë favorizuar me kontrata klienteliste nga ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë zgjeruar dhe në banesat e aksionerëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.
Në këtë kompani rezulton të ketë aksione dhe bashkëshortja e ish-ministrit, Adriana Beqaj. I gjithë operacioni i SPAK është shoqëruar me forca të shumta policore.
BKH ka ushtruar kontrolle dhe në lokalin e Beqajt, Gzona, që ndodhet pranë Kalasë së Tiranës. Përveç aferës së sterilizimit, Beqaj është duke u hetuar për dhënien e kontratave klienteliste në fushën e farmaceutikës, në kohën kur ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetsësisë.