Hetimet për Beqajn, Dumani pranon përplasjet me prokurorët Kondili dhe Nakuçi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim që ka pasur gjatë ditës së sotme me gazetarët ka folur në lidhje me përplasjen mes SPAK dhe GJKKO, për masën e sigurisë për Ilir Beqajn.

Dumani ka shpjeguar para gazetarëve, se ka ndërhyrë te prokurorët e çështjes që në muajin Maj të këtij viti, kur u dhanë masat e para, ku lë të kuptohet se ka kërkuar masë më të rreptë dhe ndaj tij.

Kreu i prokurorisë tha se prokurorët e çështjes kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e tij, por edhe të gjyqtarit Erion Bani.

Dumani: “Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin maj kur nuk ishin dhënë masat e para (për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”.

Edhe më herët, jo zyrtarisht është raportuar për një përplasje mes Altin Dumanit dhe dy prokurorëve të çështjes Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi. Gjyqtari Bani ka kërkuar që Ilir Beqaj të ishte nën masën e arrestit dhe jo detyrim paraqitjes, siç kërkuan dy prokurorët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us