Hidhet shorti, gjyqtari Sokol Ngresi zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Të hënën e 4 Dhjetorit është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku eshte zgjedhur dhe kryetari i ri i Keshillit të Emerimeve ne Drejtesi.

Kjo strukture e rendesishme, KED do te drejtohet nga gjyqtari Sokol Ngresi, i cili u zgjodh nga shorti me gogla, nga radhet e Gjykates se Larte. Nderkohe qe po me short eshte zgjedhur dhe zëvendësuesi i tij, ai do te jete gjyqtari Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare nga radhet e Gjykates Kushtetuese, Elsa Toska po ashtu dhe Sonila Bejtja.

Ndërsa anëtare zëvendësuese nga Kushtetuesja u zgjodh nga shorti me gogla, emri i Mariana Seminit.

Lajme të tjera |  Flamur Noka i sigurtë: Non grata e Sali Berishës ra, partia e Trump kërkon qeveri teknike

Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Irena Brahimi, do të jetë anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit.

Anëtare e dytë do të jetë Altina Nasifi, po ashtu përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë znj.Ilirjana Olldashi.

Lazer Çardaku zgjidhet anëtar i Këshillit si Përfaqësues i Apelit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm.

Genti Xholi do të jetë anëtar i dytë si përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë znj. Irma Balli.

Ramiz Lala do të jetë anëtar i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative

Lajme të tjera |  FOTOT/ Edi Rama mes liderëve botërorë të ftuar nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dam

Bezart Kaçkini do të jetë anëtari i dytë i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us