Hodhi tymuese dhe u përplas me Gardën, Noka përjashtohet nga seanca! Nuk largohet, u vë flakën karrigeve

Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare, pas tensioneve të krijuara nga opozita në Kuvend.

Edhe sot, sikurse në seancat e tjera, opozita vazhdon të shkaktojë tensione në seancat paralemtare, duke mbledhur karriget grumbull tek foltorja e Kuvendit dhe ndezur flakadanë dhe letra në parlament.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonin me argumentin se ky kontroll është në shkelje të rregullores së Kuvendit.


Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli.

Ky është i njëjti skenar i përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us