Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon arsyen, mjeku: Ishte nënë model

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi tha se lajmin që nëna vrau foshnjën duke e hedhur në lumë e ka marrë vesh nga mediat. Në një deklaratë për “ReportTv”, Kozi tha se nuk ka pasur dijeni as për shtatzëninë e 42-vjeçares, duke theksuar se ajo nuk kishte shkuar për t’u vizituar në Qendrën Shëndetësore.

Ndërkohë, ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.

“Për rastin në fjalë jemi informuar nga mediat. Ne i njohim si familje e mirë, nënë e përkushtuar, ka 5 fëmijë. Për pjesën e shtatzanisë nuk kemi dijeni dhe nuk janë paraqitur në ambulancë. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat,”-tha ai në fjalën e tij.

Lajme të tjera |  Akuzat e Shehajt se ka marrë para nga “Çopjat”, Adriatik Lapaj paralajmëron padi: Kam qenë avokat i tyre, m’i kanë ende borxh

Po ashtu, edhe familjarët e saj pretendojnë se nuk kishin dijeni për shtatzëninë, madje dhe as bashkëshorti. Megjithatë deklaratat e tyre janë marrë të dyshimta, pasi 42-vjeçarja e ka kryer në shtëpi lindjen. 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20 vjeç, pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ka vendosur që ta hedhë në lumë. Pas dëshmisë së saj, kufoma e foshnjës, e gjinisë vajzë, është gjetur në breg të lumit, pa shenja jetë. Aktualisht kufoma ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe do i bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us