Hotelet nuk deklarojnë turistët! Qeveria iu cakton kapacitetin minimal. Gjoba për subjektet shkelëse

Kryeministri i vendit, Edi Rama, më datë 3 tetor 2023, deklaroi se më 2024, të gjithë ata që kanë hotele, do të kenë një referencë dhe shteti shqiptar do të marrë atë që mendon se i takon. Ai tha qeveria nuk do të marrë para nën kapacitetin minimal, pasi kjo pjesë i takon.

Paralajmërimi i kreut të qeverisë Edi Rama ndaj hoteleve që nuk deklarojnë numrin real të turistëve, tashmë pret miratimin nga Komisionet Parlamentare dhe Kuvendi. Në projekt-ligjin për turizmin, qeveria ka parashikuar që të vendosë referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve. Referuar draftit, që tashmë është dërguar në parlament, është vendosur që referenca të mos jetë me çmimin e dhomës, por me nivelin e shfrtrëzimit të kapaciteteve.

Në pikën 7 të nenit 64 të projektligjit në fjalë thuhet se Këshilli i Ministrave do të caktojë sa do të jetë niveli minimal i kapacitetit të shfrytëzimit për një periudhë të caktuar, me qëllim që të rriten të ardhurat tatimore. Shembull: Nëse një hotel ka 100 dhoma, qeveria vendos një limit minimal dhomash që mund të përdoren nga turistët, poshtë të cilit nuk mund të deklarohen në shtet.

Lajme të tjera |  Agron Duka: Reagimet nga PD janë të tmerrshme. Ja ku gaboi Berisha dhe pse nuk besoja se do fitonim ndaj Ramës

“Sipërmarrësi turistik ka detyrimin të deklarojë kapacitetin e shfrytëzimit të strukturës akomoduese, i cili, për qëllime tatimore, nuk mund të jetë më i vogël se niveli minimal i shfrytëzimit. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin dhe të ministrit përgjegjës për financat, përcakton periudhën e shfrytëzimit dhe nivelin minimal të kapacitetit të shfrytëzimit për strukturat akomoduese”, thuhet në nenin 64, pika 7 e projektligjit.

Ndryshimi vjen, për shkak se është konstatuar se ka informalitet të lartë në sektorin e turizmit, pasi hotelet, edhe pse kanë qenë të mbushura plot në pikun e sezonit turistik, deklaronin se po shfrytëzonin 50-60 përqind të kapaciteteve të tyre. Fshehja e numrit real të turistëve ka ndikuar negativisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por edhe tek të ardhurat e pushtetit vendor. Kjo, pasi nuk është deklaruar xhiroja reale e bizneseve dhe nuk janë paguar taksa.

Lajme të tjera |  Erdogan nuk do të rikandidojë për president: Duhet një kushtetutë e re

Në projektligj po ashtu saktësohet se nëse hotelet nuk deklarojnë saktë numrin e vizitorëve, numrin sesa netë vizitorët kanë qëndruar, shtetësinë e vizitorëve, rezidencën, moshën dhe gjininë, do të gjobiten me 150 mijë lekë. Gjobë 100 mijë lekë është parashikuar edhe për bizneset, që bëjnë deklarim të pasaktë për të dhënat statistikore, sepse cënojnë të dhënat për turizmin.

Ndryshimet kanë të bëjnë edhe me regjistrimin e njësive akomoduese që deri më tani kanë dhënë apartamente, dhoma, shtëpi me qira në ARBNB të pa-certifikuara. Në ligj parashikohen ashpërsime të gjobave, për subjektet që shkelin ligjin. Sipas projekt-ligjit, të gjitha masat do të rriten deri në 15 përqind.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us