Një foshnjë 15-muajshe shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida.
Mediat greke raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.
Stafi mjekësor i spitalit bënë përpjekje, por nuk ia dolën.
Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, prindërit e kishin dërguar foshnjën edhe një herë në spital, por mjekët kishin thënë se nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar, kështu që prindërit e tij e kthyen në shtëpi