Një nga tre personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga shqiptarët e grupit “Lions” (Luanët), është përmendur fhe ka dhënë dëshminë e tij. Mediat greke shkruajnë se ai i është nënshtruar një operacioni në kokë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë e dhënë për autoritetet, ai është shprehur se nuk i njihnin autorët dhe se nuk i kanë provokuar për nisjen e sherrit. I riu rrëfen se mjeti i shqiptarëve i kishte bërë me baltë në momentin që kishte kaluar në rrugën pranë tyre dhe se kjo ka qenë arsyeja e vetme pse kanë bërtitur kundrejt tyre.
“Nuk i njihnim. Ne ishim të ulur në një restorant në zonën e Gazit, kur ata me një fuoristradë kaluan me shpejtësi dhe duke qenë se rruges kishte një gropë, në bënë me baltë. Ne kemi reaguar duke bërtitur “hej çfarë po bëni?”. Nuk bëmë asnjë lëvizje tjetër që do të shkaktonte zemërimin e tyre, por pamë që pak metra më tutje, ata ndaluan, zbritën nga mjeti dhe na u afruan. Na pyetën pse i shamë, ne reaguam sërish dhe njëri nxorri armën e qelloi drejt nesh,”- tregon ai.
Gjendja e dy të plagosurve të tjerë konsiderohet e rëndë. Bëhet fjalë për vëllain e personit që sapo ka dhënë dëshminë para autoriteteve dhe mikun e tyre të përbashkët. Ata janë të shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe janë nën monitorimin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në lagjen Gazi të Athinës. Autorët e ngjarjes dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë. Emrat e tyre nuk bëhen ende me dije, por dyshohet se janë të njëjtët që ekzekutuan hidraulikun Pëllumb Islami nga Delvina në shkurt të këtij viti. Në atë kohë u raportua se Olsia (Ornerst) Nurixhi ishte vetëdorëzuar. Ndërsa në kërkim u shpallën dhe 6 shqiptarë të tjerë. Dy prej tyre u identifikuan si Erlis Salaj dhe kapoja i grupit Julian Qose. Nuk dihet nëse janë të njëjtët anëtë të grupit të rrezikshëm që janë përfshirë dhe në plagosjen e tre të rinjve, por targa e makinës përputhet.