Dita e nesërme pritet të sjellë reshje të dendura shiu, kryesisht në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Lezha dhe Shkodra janë më të rrezikuara nga përmbytjet. Ndërsa me reshje intensive shiu, do të përballet thuajse gjithë pjesa tjetër e vendit. Reshje të dendura shiu, pritet të ketë dhe Durrësi, Tirana, Lezha, Dibra, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra. Krejt e kundërta pritet të ndodhë të dielën, e cila do të karakterizohet nga një mot i kthjellët, por me temperatura të ulëta.
NJOFTIMI:
Sot pasdite (e enjte, dt.18) dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme (e premte, dt.19) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këtë qark mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sot pasdite (e enjte, dt.18) dhe nesër (e premte, dt.19) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër (e premte, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
në vendet malore: 5 / 11 °C
Sot pasdite (e enjte, dt.18) dhe nesër (e premte, dt.19) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet./ZËRI