“Ish-bashkëshorti i Ledjonës ka dhunuar familjarët e partneres së re”, shoqja e banores zbardh vendimin e gjykatës

Ish-bashkëshorti i Ledjona Xheladinaj ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe është hetuar për veprën penale “rrahje dhe fyerje”.

Shoqja e banores së “Big Brother VIP 3” tregoi sot në “Fan Club” një vendim gjykate për ish-partnerin e Ledjonës.

“Ish-bashkëshorti i Ledjonës ka dhunuar vjehrrin aktual. Ky vendim gjykate mban datën 5.04.2022, me akuzë rrahje dhe fyerje, e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Ai është shpallur fajtor dhe ndaj tij është vendosur një gjobë”.

Lidhur me komentin e ish-partnerit të gazetares, ku quante mashtruese Ledjonën, Jonida Mukaj u shpreh se vajza e mitur ishte e lexoi në rrjetet sociale.

“Vajza e Ledjonës ishte e para që më nisi foton e komentit të babait. Ka pasur një komunikim me babain dhe gjyshërit. Ledjona  e tregoi edhe vetë mbrëmë që raporti me familjarët e ish-bashkëshortit është perfekt”.

Teksa ndoqi spektaklin e kaluar, ku Ledjona mësoi për këtë koment, bashkë me prindërit e banores, Jonida tha “i vetmi merak i tyre ishte që Ledjona të mos mërzitej.

“Ata ishin në merakun më të madh se si do të reagonte Ledjona, sepse nuk e kanë parë kurrë 24/7 gjatë gjithë kohës. Ata kanë një moshë të thyer, rreth të 80-tave. Meraku i vetëm i tyre ishte se Ledjona mund të mërzitej, plus edhe fakti se vajza e mitur mund të dëgjonte diçka të pahijshme”.

“Jorgen Xoxi dhunon familjarët e partneres së re”

Mikja e Ledjona Xheladinaj, ndau sot me publikun në “Big Brother Fab Club” komunikimin që ka zhvilluar me vajzës e partneres së re të ish-partnerit të konkurrentes.

Duke treguar një mesazhe zanore në studio, Jonida Mukaj u shpreh se Jorgen Xoxi ka dhunuar edhe familjarët e partneres së re.

“Unë kam qenë prezentë kur Jorgen Xoxi ka dhunuar gjyshin tim, ka përdorur dhunë psikologjike ndaj meje dhe të afërmve të mi. Ke vënë dorë mbi gjyshen dhe tezen. Ka dhunuar gjyshin, e ka goditur në sy dhe në kokë, ai ka marrë 9 ditë raport”, shprehej vajza në mesazh.

Nga ana tjetër, opinionistja Ina Kollçaku komentoi situatën e mbrëmshme në spektakël, ku Ledjona u përball me mesazhin e babait të vajzës, që e quante mashtruese. Asnjë prind që kujdeset për fëmijën, nuk e akuzon nënën për mashtrim publik, u shpreh psikologia.

“Fakte të reja shumë tronditëse. Çfarëdo që të kishte bërë Ledjona, fjalia e saj mbyllëse mbrëmë për mua ishte shumë domethënëse kur i tha Ledjonit se nga ai postim që e sheh edhe vajza, e shikojmë se çfarë babai është. Pa spekuluar për vërtetësinë e asgjëje, ishte një fjali që një prind që kujdeset për fëmijën e do që fëmija të rritet shëndetshëm, nuk akuzon për mashtrim publik nënën e saj”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us