Iu bashkuan ISIS në Siri, SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste!

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 5 nga të akuzuarat që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtareve shqiptar për xhihad.

SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.

Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhe 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO.

SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.

Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us