Ilnisa Agolli, ish-banorja e spektaklit “Big Brother VIP 3”, e njohur për lidhjen që formoi me Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë dhe konfliktet me banorët, kryesisht me Egla Cenon, vijon të jetë një figurë e ndjekur dhe diskutuar në media sociale.
Pas përfundimit të aventurës së saj në BBV3, Ilnisa është shfaqur mjaft aktive jo vetëm në platformat digjitale, por edhe përmes intervistave të ndryshme që ka dhënë.
Rrjetet sociale kanë qenë dëshmitarë të një ndryshimi drastik në pamjen e Ilnisës. Ajo ka ndërmarrë një transformim të dukshëm në stilin e flokëve, duke bërë një ndryshim të guximshëm.
Ndikimi i ndryshimit të pamjes tek yjet e televizionit nuk është asgjë e re, por për Ilnisën, kjo duket të ketë qenë një hap i rëndësishëm pas daljes nga realiteti i BBV3.