Jo vetëm familjarët dhe me avokatin, SPAK i miraton kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe takimet për arsye pune

SPAK i ka miratuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt takime jo vetëm familjarët dhe me avokatin, por edhe për arsye pune.

Siç mëson ekskluzivisht gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkesa për takime pune me kryebashkiakun e Tiranës është dorëzuar nga dy drejtorët Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj.

Anëtarë të grupit të hetimit pohuan jo zyrtarisht se pasi kërkesa për takime pune është aprovuar dhe firmosur, do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që duhet ta përcjellë autorizimin në burgun e Durrësit ku Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash po mbahet prej datës 12 shkurt.

Apelimi i avokatit të tij dërguar përmes postës siç mëson Anila Hoxha ka mbërritur ditën e djeshme në gjykatë dhe pritet që të hidhet shorti për të caktuar se kush do të jetë gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us