Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Klopp, 56 vjeç, e bëri njoftimin e tij në një video në kanalet e mediave sociale të Liverpool. Në një intervistë për mediat e klubit, ai tha se vendimin e tij e kishte bërë me dije që në nëntor. Trajneri gjerman iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015 dhe ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup dhe League Cup me klubin Merseyside.

“Unë mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj – ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub,  më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë e kam marrë këtë vendim sepse jam i bindur që është i duhuri,”-tha ai.

Lajme të tjera |  FOTO/ Ngritën lart trofeun e titullit, ish-futbollisti i Partizanit bën veprimin e PAPRITUR ndaj lojtarëve të Egnatias

Klopp ka qenë trajner i Liverpool që nga viti 2015 dhe është nën kontratë deri në vitin 2026, por, në një njoftim përmes kanalit mediatik të klubit, ka zbuluar se do të largohet dy vjet më herët. Lajmi do të vijë si një goditje e rëndë për mbështetësit e Liverpool – të cilët e mbështesin gjermanin karizmatik.

Liverpool ka fituar Champions League, Premier League, FA Cup, League Cup dhe Kupën e Botës për Klube nën drejtimin e Klopp.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us