Juventus dëshiron të përforcojë mesfushën, kush është lojtari i PSG-së që është vënë në ‘skaner’

Juventusi është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri, pasi ky repart ka qenë shumë problematik këtë sezon.

‘Zonja e Vjetër’ u dobësua në mesfushë pasi Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin e dopingut, ndërsa Nicolo Fagioli është pezulluar për shkak të basteve. Shumë emra të mesfushorëve janë përfolur për një transferim te Juventusi, ndërsa i fundit është ai i Manuel Ugartes, mesfushorit uruguaian të Paris Saint Germain. 23-vjeçari iu bashkua parisienëve me shumë bujë në verën e vitit të kaluar për 60 milionë euro nga Sporting Lisbona, por pas një fillimi të mirë ai tani nuk është më i paprekshëm te francezët.

‘La Gazzeta dello Sport’ ka raportuar se PSG nuk e përjashton mundësinë e huazimit të uruguaianit, nëse përfshihet edhe një klauzolë blerëse në fund të sezonit 2024/25. Juventus është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për shumën e 45 milionë eurove dhe tanimë drejtuesit e dy skuadrave kanë zhvilluar bisedimet e para për këtë operacion.

Lajme të tjera |  “Ndaj Dinamos është një finale”, Bekim Balaj: Përqendrim maksimal. Titulli? Ëndërr e të gjithë shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us