Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka bërë së fundmi një reagim në “InstaStory”, duke treguar se nuk ka rrjet social tjetër përveç Instagramit.
Ai paralajmëron ndjekësit, se nëse dikush u shkruan nga TikTok-u apo Snapchat-i, nuk është ai në të vërtetë.
“Çdo ditë po më vijnë mesazhe nga njerëz që më pyesin nëse përdor TikTok ose Snapchat. Për këtë arsye e kam shkruar edhe në bio të Instagramit. Nuk kam as TikTok, as Snapchat.
Nëse dikush ju shkruan ose pretendon se është unë në këto platforma, mos mendoni se po flisni me mua. Është dikush që po ju mashtron”, shkruan Manaj në rrjetin social “Instagram”.
Story i Rey Manajt





