Kalendar “ferri”, Partizani dhe Laçi të “mallkuar” që në nisje

Pas hedhjes së shortit për sezonin 2026-2027 në Abissnet Superiore, është përcaktuar kalendari deri në javën e 18-të, pra deri në mbylljen e fazës së 2-të, pasi faza e 3-të do vendoset në bazë të renditjes.

Partizani dhe Laçi mbartin  nisje “ferri”. Kryeqytetasit e nisin edicionin ndaj Teutës në shtëpi. Javën e 2-të, “Demat e Kuq” do e zhvillojnë sërish si pritës, karshi Laçi.

Shkalla e vështirësisë rritet me duelin në “Loro Boriçi”, ndaj Vllaznisë. Në javën e 4-të, të kuqtë luajnë derbin e kryeqytetit, përballja me Dinamon. Më pas Egnatian dhe sërish derbi, kësaj radhe kundrejt Tiranës.

Nisje “bombë” ka edhe Laçi. Kurbinasit presin Elbasanin, për të vijuar kundër Partizanit. Java e 3-të dhe 4-të, i “përplas” bardhezinjtë me Teutën dhe Vllazninë, rival për titull në “letër”. Nuk mbaron me kaq, deri në javën e 7-të, Laçi do të gjejë Dinamon, Egnatian dhe Tiranën.

 

Lajme të tjera |  TRONDITËSE/ FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri 37-vjeçar gjendet i vdekur në banesë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us