ZYRTARE/ Dëshirë e madhe për Kombëtaren shqiptare, ylli Brajan Gruda VENDOS për të ardhmen

Brajan Gruda do të vazhdojë që të jetë pjesë e Leipzig. Sulmuesi 22-vjeçar u largua nga Brighton dhe u huazua te gjermanët në shkurt të këtij viti, për 1 milionë euro, por ky huazim do të zgjasë.

Është vetë klubi i Leipzig që ka njoftuar rinovimin e këtij huazimi edhe për një tjetër sezon. Pra, Gruda do të luajë për skuadrën e Bundesligës gjermane, deri në verën e vitit 2027.

Pikërisht në fund të sezonit 2026/2027, Leipzig ka detyrimin e blerjes përfundimtare për Grudës, por me disa kushte. Kujtojmë, se 22-vjeçari mbetet ende opsion edhe për Kombëtaren shqiptare, pavarësisht se dëshira e tij parësore mbetet Gjermania.

Lajme të tjera |  Shans i artë për Shqipërinë, FIFA pranë vendimit HISTORIK! Ndryshim drastik në Kupën e Botës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us