Kaosi për ‘Zgjedhoren’/ Basha: Komplot me regji të Ramës! Ta dinë shqiptarët kush bën lojë

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka folur këtë të premte gjatë konferencës me gazetarët rreth Reformës Zgjedhore dhe përplasjeve mes vetë demokratëve. Sipas tij, as Kryeministri Edi Rama dje as kreu i PD Sali Berisha nuk i do listat e hapura dhe votën e emigrantëve, ndërsa i akuzoi se po bëjnë “lojë” në “kurriz” të shqiptarëve.

Lulzim Basha: As Rama nuk i do listat e hapura. Nëse janë kundër listës së hapur nderi e do ta deklarojnë hapur. Duhet ti pyesni more ju jeni për lista të hapura? Mirë hoxhë çohu të ulet prifti por duhet ti pyesni a janë për lista të hapura. Nëse je kundër listës së hapur ke të njëjtin motiv si Rama nuk e doni komisionin për reformën zgjedhore. Nëse jeni për listë të hapur në vend që të bëni çohu prift të ulet hoxha, veproni ndryshe. Ky është debati që miqësisht i kërkoj dhe medias të mos e injorojmë javën e ardhshme. Që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve secila palë duhet të tregojë kartat. PD ka listat e hapura, vota e diasporës… katër kushte. PD dhe unë nuk do ti ndahemi këtij debati derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje.Ndërsa duke komentuar kaosin e ditës së sotme në Komisionin për “Zgjesëdhoren”, Basha tha se ka një “komplot” me regji të Ramës.

Lajme të tjera |  PS thellon fitoren në Vlorë, i merr një tjetër mandat PD: Socialistët sigurojnë 9 mandate

Lulzim Basha: Çështja e tretë, reforma zgjedhore. Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje.Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar. Sikurse edhe shfaqja e para dy ditëve që buburrecëve që sulmuan zonjat deputetë, për të hequr vëmendjen e këtyre çështjeve nga qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon të votimi dhe numërimi elektronik.Shfaqje si e sotmja i shërbejnë vetëm atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Siç e tha dhe Alibeaj, ky është një kurth në të cilin nuk do arrijnë ta fusin kollaj PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us