Kathimerini: Çështja “Beleri”, ka çuar në përplasje mes Mitsotakis dhe Scholz!

Për shtetin grek tashmë ka një tjetër sfidë diplomatike, ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

“Mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”, shkruan gazeta më e madhe greke, cila thotë se “pas zbutjeve të tensioneve greko-turke, tashme Greqia duhet të merret edhe me Gjermaninë për çështjen e zgjerimit”.

“Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan gazeta.

Hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, është e mirëseardhura, shkruan gazeta, e cila thekson se “mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Pak ditë më parë po kjo gazeta renditi arsyet se përse kancelari gjerman Olaf Scholz përkrahu plotësisht procesin e anëtarësimit pavarësisht bllokadës greke për shkak të çështjes Beleri.

“Kathimerini” shkruan se një nga arsyet kryesore është investimi që Gjermania ka bërë për reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us