Kërcënimet nga krimi i organizuar/ Dumani: Rastet po shtohen, jemi sulmuar edhe nga media

Kreu i SPAK, Altin Dumani para KLP ka folur dhe rreth kërcënimeve ndaj prokurorëve. Dumani ka ngritur shqetësimin se rastet po shtohen, por sipas tij me ndryshimet e dhjetorit 2023 është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike për prokurorët që janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Në fjalën e tij Dumani ka deklaruar se prokurorët e SPAK janë ndeshur edhe me sulme politike nga media.

Altin Dumani: Prokurorët kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Rastet po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese. Jemi ndeshur me sulm politik dhe nga mediat. Ne nuk jemi ndikuar nga këto sulme në punën tonë. Për prokurorët është siguruar një mbrojte më e mirë fizike dhe Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e duhura për prokurorët dhe familjarët e tyre në rastet kur janë kërcënuar.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us