Konsumi, shqiptarët shpenzojnë për ushqim gati tre herë më shumë se europianët, të fundit për argëtim dhe kulturë

Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet joalkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë. “Scan Intel” ka kryer një analizë, duke krahasuar strukturën e shpenzimeve familjare në Bashkimin Europian dhe Shqipëri sipas qëllimit të konsumit referuar kryqëzimit të të dhënave të “Institutit të Statistikave” dhe të “Agjencisë Europiane të Statistikave”. Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga institucionet përkatëse, familjet shqiptare shpenzojnë shumë herë më shumë për ushqime se ato europiane.

Kështu, në Shqipëri, rezulton se ky grup zë 39.6% të peshës gjithsej. Nëse do të shihnim të dhënat për Bashkimin Europian, grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” zë afërsisht rreth 14% të shpenzimeve gjithsej.

Lajme të tjera |  Vdekja e 8-vjeçarit, banorët e Peqinit PROTESTË: Na rrezikohet jeta!

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është diferenca mes shpenzimeve për banesën, ujin dhe energjinë në Shqipëri dhe Europë. Pesha që zë ky grup në shpenzimet e familjeve shqiptare është 9.7%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në përafërsisht 24%.

Familjet europiane shpenzojne me shumë për banesën, qiranë apo ujin dhe energjinë elektrike. Po ashtu, diferenca të ndjeshme ndihen edhe te grupi “Transporti”, ku në Shqipëri zë një peshë prej 6.8% ndërkohë që në Bashkimin Europian ky tregues është rreth 12%.

Nga ana tjetër, duket se shqiptarët shpenzojnë shumë herë më pak se europianët në argëtim dhe kulturë. Gati 6 pikë përqindje është diferenca mes peshës që zë ky grup në shpenzimet e shqiptarëve mes shpenzimeve të vendeve të europës.

Lajme të tjera |  Nga marrëdhënia me Kryemadhin te dëshmitarja e Dritan Priftit/ Meta rrëfehet nga qelia: Arrestimi im i kërkuar nga jashtë Shqipërisë

Vitet e fundit kjo strukturë e shpenzimeve duket se nuk ka ndryshuar shumë mes grupeve, por ajo që vihet re, sidomos në vendet e europës, është rritja  që kanë patur shpenzimet për restorante dhe hotele.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us