“Korrupsioni, pengesa më e madhe”- Basha takon kongresmenin amerikan: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me kongresmenin amerikan Brian Babin, i cili është përfaqësues i Taksasit.

Kreu i demokratëve ka vlerësuar në këtë takim mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë si dhe e ka njohur atë me prioritetet e PD-së, të cilat lidhen me luftën kundër korrupsionit, pastrimin e politikës, zgjedhjet e lira e të ndershme, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të mos largohen nga vendi.

Mësohet se Basha ka theksuar se pengesa më e madhe në vend është korrupsioni.

Një tjetër temë e diskutimit ëshët bërë edhe situata në rajon e më gjerë.

Basha ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan, dhe se ajo çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë ishte shenjë e kësaj përpjekje, por falë profesionalizmit të policisë së Kosovës dhe mbështetjes së KFOR-it, fatmirësisht dështoi.

Lajme të tjera |  “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

“Rusia kërkon një front të ri për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina”, theksoi Basha, ndërsa shtoi se, “ajo duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë.”

Në këtë kuadër, Zoti Basha e njohu atë, me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës të përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës, për të cilën është dhe reporter.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us