“Kush demokrat nuk do e donte për nuse…” – Rama batuta për kandidaten e Mirditës dhe kundërshtarët ‘kokëfortë’ dhe të ‘shfazuar’: Mos e votoni PS, por shihni emrat e PD

Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu ironitë dhe batutat në takimin e sotëm elektoral në Lezhë ditën e sotme, që mbajti me gra dhe vajza socialiste.

Duke folur për preferencat partiake të qytetarëve të qarkut të Lezhës, ai bëri batutë për një nga kandidatet e Mirditës, duke iu referuar forcës së grave në krahasim me listën që kanë kundërshtarët për zgjedhjet e 11 majit

“E kush demokrat nuk do e donte për nuse këtë”, tha kryesocialisti, duke iu përgjigjur ankesave të kundërshtarëve për të rinj apo të vjetër në listat e PS, ose se ishin “kokëfortë” të djathtë.

“A ma thoni dot se ça fiton ai duke e marrë votën dhe duke e hedhur në kënetë? Duke marrë asgjë, kjo është e sigurtë.

Kush do të rinj, ka të rinj, kush dotë vjetër, ka të vjetër. Për ata që kanë kokën e fortë, që thonë se s’ia jap dot votën PS, nëse nuk do t’ia japësh votën PS, mirë. Dakort.

Lajme të tjera |  Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra votimi, rreshtohen në trotuar

Mos ia jep, por zbrit aty te lista dhe shiko, nuk e shef fare ti aty se çfarë ka, mund të jetë…

Cili babë nga këta demokratët që mund të jenë komplet të shfazu, që nuk do e donte për nuse këtë.

Nuk e shef ti këtë, e kam për ata mirditorët dhe të Rrëshenit (i referohet kandidates aty pranë që përfaqëson atë zonë).

Nuk po bëj fushatë për ty, mos u ço ti, e kam me ata, po hedh fjalë (i drejtohet asaj)”, u shpreh Rama mes të tjerave në batutën e tij për ndasitë politike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us