Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu ironitë dhe batutat në takimin e sotëm elektoral në Lezhë ditën e sotme, që mbajti me gra dhe vajza socialiste.
Duke folur për preferencat partiake të qytetarëve të qarkut të Lezhës, ai bëri batutë për një nga kandidatet e Mirditës, duke iu referuar forcës së grave në krahasim me listën që kanë kundërshtarët për zgjedhjet e 11 majit
“A ma thoni dot se ça fiton ai duke e marrë votën dhe duke e hedhur në kënetë? Duke marrë asgjë, kjo është e sigurtë.
Kush do të rinj, ka të rinj, kush dotë vjetër, ka të vjetër. Për ata që kanë kokën e fortë, që thonë se s’ia jap dot votën PS, nëse nuk do t’ia japësh votën PS, mirë. Dakort.
Mos ia jep, por zbrit aty te lista dhe shiko, nuk e shef fare ti aty se çfarë ka, mund të jetë…
Cili babë nga këta demokratët që mund të jenë komplet të shfazu, që nuk do e donte për nuse këtë.
Nuk e shef ti këtë, e kam për ata mirditorët dhe të Rrëshenit (i referohet kandidates aty pranë që përfaqëson atë zonë).
Nuk po bëj fushatë për ty, mos u ço ti, e kam me ata, po hedh fjalë (i drejtohet asaj)”, u shpreh Rama mes të tjerave në batutën e tij për ndasitë politike.