Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërprerë mandatin e Arben Ahmetajt, ndërsa atë pritet ta zëvendësojë Dallëndyshe Bici ose Plarent Ndreca. Duke folur për mediat në lidhje me skadimin e mandatit të Ahmetajt, Rama deklaroi se kjo nuk ka qenë një çështje që është diskutuar në Shëngjin. Por shtoi se nuk ka asnjë dijeni dhe është tërësisht i painformuar nëse do jetë Dallëndryshe Bici apo Plarent Ndrecaj, personi që do e zëvendësojë Ahmetajn në Kuvend.
Edi Rama: Unë ua kam thënë gjithmonë, jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Besoni opinionistët antikë që i dinë të gjitha ato që thonë për mua. Nëse do të merrnit pjesë në sesionet që bëjmë, do të shikoni një gjë krejt tjetër. Ne i kemi të ndara punët, ndaj sigurisht që informohem. Më informojnë drejtuesit politikë, nuk diskutohet, por në punët i kemi të ndara. Mund ta besoni ose jo, por nuk iu fusja dot në këto sesione. Një ditë ju do jeni këtu, dhe unë jo.
Do e shikoni edhe në film, se ne i regjistrojmë dhe bëjmë dokumenta. Kështu që për t’ju përgjigjur pyetjes, nuk isha informuar që ky afat është në rendin e ditës. Nuk u ngrit as në diskutimin me grupin. Parlamenti duhet të rrisë cilësinë e stafit, sepse jemi në një moment komplet tjetër sot. Duhet të bëjmë ligje që të kenë një cilësi shumë më të mirë me pasqyrën që kemi në Bruksel. Duhet të rrisim cilësinë e stafit të parlamentit dhe të grupeve të komisioneve. Kemi folur për monitorimin cilësor të institucioneve të pavarura. Kemi folur për raportet e tyre. Kemi folur për mënyrën sesi duhet të qasemi.