La fushën e lojës me barelë, mbrojtësi i Atalantës ka mbyllur sezonin para kohe

Fitorja e sotme ndaj Bolognas nuk mjafton të zbukurojë aspak ditën për skuadrën e Atalantës. Nga infermieria e klubit bergamask, ka ardhur një lajm tronditës për trajnerin Gian Piero Gasperini.

Bëhet fjalë për një dëmtim që pësoi në përballjen e sotme Sead Kolasinac. Nga testet mjekësore të kryera pas përfundimit të takimit, është kuptuar se ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Kombëtares së Bosnie & Hercegoviës.

Kolasinac pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Bolognas që e detyroi të largohej nga fusha e lojës me barelë. Tashmë 31-vjeçari boshniak do të nisë fazën e tij të rehabilitimit.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us