LaCivita: Votoni doktor Berishën, jepini vendit shpresë!

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka mbajtur një fjalë të shkurtër në hapjen e fushatës elektorale.

LaCivita i është drejtuar shqiptarëve duke i bërë thirrje të votojnë për Sali Berishën, njeriun me të cilin kompania e tij ka lidhur një kontratë për t’i organizuar fushatën elektorale.

Fjala e LaCivita:

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.

Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë.

Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:

Lajme të tjera |  Atentati në Tiranë/ Po udhëtonte paralelisht me “G-Class-in” e sulmuar, makina e qytetarit u prek nga plumbat

12 vite krim, 12 vite drogë, më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us